Nën regjinë e Alket Bushit, skena e Lezhës mirëpriti me duartrokitje të gjalla interpretimin e veprës satirike “Te porta e Parrizit” të poetit kombëtar Gjergj Fishta.Aktorët Kol Kunore, Leandro Malshi, Donald Lleshi dhe Sidrit Mergjyli sollën për publikun një shfaqje plot energji, humor dhe reflektim, duke personifikuar me mjeshtëri figurat simbolike që trokasin në portën e Parajsës e përballen me realitetin e ashpër të shoqërisë njerëzore.

Përmes gjuhës së pasur të gegnishtes, Fishta ironizon hipokrizinë, korrupsionin dhe mungesën e moralit që karakterizonin kohën e tij, por që gjejnë jehonë edhe në realitetin e sotëm. Aktorët e përfshirë në këtë projekt e konsideruan interpretimin e vargjeve të Fishtës si një nder dhe përgjegjësi të veçantë, që i shtyu të jepnin më të mirën në skenë.

“Te porta e Parrizit” dëshmon se satira dhe fjala e Fishtës mbeten po aq të fuqishme dhe aktuale sa në kohën kur u shkruan.

Artikulli paraprakI JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT FATOS NANOS
Artikulli tjetërKREMTOHET DITA E PURGATORIT