Prej muajsh qyteti i Koplikut u është nënshtruar punimeve, të cilat synojnë rehabilitimin e të gjithë qendrës së tij, që vitet e fundit kishte humbur krjetësisht formën e saj.

Përveç kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha, pedonales e cila synon t’i japë një tjetër gjallëri kësaj zone, janë fasadat e pallatave ato që po rikonstruktohen.

Në këtë investim përfshihet sovatimi dhe lyerja.

Pas qendrës së qytetit, fasadat e pallateve kanë qënë zona më emergjente ku është dashur ndërhyrja. Inagurimi i plotë i këtyre investimeve pritet të bëhet në muajin qershor.

Artikulli paraprakSTAR MEMORY – 25.03.2017
Artikulli tjetërSHKARKOHET KRYTARI I KËSHILLIT BASHKIAK NË LEZHË