
Shkodra vazhdon të ruajë traditën e saj si djep i artit dhe i kulturës, dhe duket se ky pasion po trashëgohet me sukses edhe nga brezi i ri. Të rinj që duan të afrohen me letërsinë dhe librin nuk mungojnë. Edhe pse në këtë qytet mbizotërojnë më shumë poetët e rinj, prodhimi i talenteve të reja është i dukshëm, falë edhe krijimtarisë letrare.
Kryetari i shoqatës “Pena e Shkodrës” Zija Vukaj , thekson se me librin duhet të afrohen ato persona që kanë një prirje për letërsinë dhe të mos e shofin atë si një trend të çastit.
Mbështetja e talenteve të reja dhe promovimi i krijimtarisë mbeten çelësi për ta mbajtur gjallë këtë frymë letrare ne Shkodër.
https://youtu.be/oxI1N1JALNg


