Ura e Mesit mbetet një nga monumentet kulturore më të frekuentuara të Shkodrës e cila çdo vit tërheqë një numër të madh turistësh të huaj dhe vendas. Këtë të mërkurë Ura e Mesit u vizitua nga dhjetra studentë të ardhur nga Amerika të cilët udhëtimin e tyre në Shqipëri e nisën me një vizite në qarkun e Shkodrës. Të rinjtë shprehen të impresionuar për arkitekturën e veçantë dhe historinë që mbartë Ura e Mesit.

Nisur nga numri i lartë i vizitorëve në këtë monument kulture, zona përreth nuk mirëmbahet nga institucionet përgjegjëse. Mbetjet urbane pranë urës vetëm sa e zbehin madhështinë e kësaj vepre arti e cila vazhdimisht tërheq turistë nga e gjithë bota.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARQIPESHKËVI: ABORTI KUNDËR ZOTIT, SHQIPËRIA PO PLAKET
Artikulli tjetërTARGAT NË KOSOVË, AMBASADORI SERB: S’KAM INFORMACION