
Dhjetëra të rinj, përfaqësues organizatash dhe qytetarë u bënë bashkë në Shirokë në një aksion vullnetar për pastrimin e zonës pranë Liqenit të Shkodrës, duke dhënë një shembull konkret të angazhimit për mbrojtjen e mjedisit.
Aksioni u organizua nga Bashkia Shkodër, Act4Shkodra, Qendra Rinore “Atelie”, KVR Shkodër, DRTK Shkodër dhe COD, në një bashkëpunim që tregoi rëndësinë e përfshirjes së komunitetit në ruajtjen e pasurive natyrore
Përmes kësaj nisme u realizua pastrimi i mbetjeve në zonën bregliqenore, ndërsa u përcoll edhe një mesazh sensibilizues për qytetarët që të kontribuojnë në mbajtjen pastër të hapësirave publike.
Nga Shiroka u dha një shembull i qartë se mbrojtja e mjedisit është një përgjegjësi e përbashkët dhe se përmes bashkëpunimit mund të arrihen rezultate konkrete në ruajtjen e një prej pasurive më të rëndësishme natyrore të qytetit.






