Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësuar po rritet me ritme të shpejta, në një kohë kur të rinjtë po përballem me rritje të papunësisë dhe rënie të punësimit.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2026, numri i të punësuarve mbi 64 vjeç arriti në rreth 145 mijë persona. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin 131.2 mijë të punësuar, numri është rritur me rreth 13.7 mijë persona, ose 10.5%.

Rritja ishte edhe më e fortë në tremujorin e parë të vitit. Në janar-mars 2026 në tregun e punës kishte 140.7 mijë të punësuar mbi 64 vjeç, me rritje prej 14.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Zgjerimi i punësimit në moshat më të mëdha po ndodh në një treg pune ku kompanitë po e kanë gjithnjë e më të vështirë të zëvendësojnë punonjësit që dalin në pension.

Emigracioni dhe tkurrja e brezave të rinj që hyjnë në tregun e punës kanë kufizuar ofertën për punonjës, ndërsa jo gjithmonë aftësitë dhe profilet e të rinjve përputhen me vendet e lira që kërkojnë të plotësojnë bizneset.

Në disa sektorë, mungesa e përvojës profesionale, kërkesa për aftësi specifike dhe interesi më i ulët i të rinjve për disa profesione apo zanate e bëjnë më të vështirë zëvendësimin e punonjësve të vjetër. Shumë biznese mendojnë se mbajtja në punë e një punonjësi me eksperiencë mund të jetë më e lehtë sesa gjetja dhe trajnimi i një punonjësi të ri. Të dhënat tregojnë se rritja e punësimit mbi moshën 64 vjeç është bërë më e qëndrueshme që nga fundi i vitit 2024./Monitor

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK-SË/ DJEMTË E THAÇIT DHE VESELIT KTHEHEN NGA HAGA: GJYKATË KRIMINALE, PRESIM PAFAJËSI NË APEL! PROTESTA DERI VONË NË PRISHTINË
Artikulli tjetërPASURITË E PALUAJTSHME KRYESOJNË RRITJEN E SHËRBIMEVE, SHITJET RRITEN ME 38.9%