Sëmundjet e zemrës nuk janë më problem vetëm për moshat e mëdha. Mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal të Shkodrës, Edi Smajlaj, ka vënë në dukje se gjithnjë e më shumë të rinj po diagnostikohen me probleme kardiovaskulare, një fenomen që lidhet ngushtë me mënyrën e jetesës moderne. Sipas tij, faktorët kryesorë që po ndikojnë në përhapjen e këtyre sëmundjeve tek të rinjtë janë mungesa e aktivitetit fizik, dhe zakonet e dëmshme si duhani apo konsumimi i tepërt i alkoolit.
Megjithatë, mjeku sjell edhe një lajm inkurajues. Sipas tij, falë zhvillimeve në mjekësi dhe rritjes së ndërgjegjësimit për kontrollet e hershme, numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës është në rënie.
Në fund, ai u bën thirrje të rinjve të mos neglizhojnë shëndetin e tyre, por të kryejnë kontrollet e rregullta kardiologjike, të ushqehen shëndetshëm dhe të ushtrohen fizikisht.
Semundjet kardiovaskulare jane shpesh me te lehta per t’u trajtuar kur mjeket e kapin ate heret. Kjo eshte arsyeja pse eshte e rendesishme te shihni nje ofrues te kujdesit paresor çdo vit.

Artikulli paraprakMARJANA KOÇEKU REAGON PËR SHEMBJET NË THETH
Artikulli tjetërSHQIPTARËT IKIN ME LEJE PUNE, BIEN KËRKESAT PËR AZIL