Në Pedonalen e Shkodrës u prezantuan 45 kompani të krijuara nga 225 nxënës nga 18 shkolla të Shqipërisë, pjesë e programit “Kompanitë e Nxënësve” të Junior Achievement of Albania. Ky program, i zbatuar prej 14 vitesh, u ofron të rinjve mundësi për të zhvilluar aftësi sipërmarrëse si menaxhimi financiar, puna në grup dhe kreativiteti. Të rinjtë prezantuan idetë dhe produktet e krijuara nga vetë ata, duke sjellë ide creative si costume tradicionale dhe produkte të tjera innovative.
Gjatë vitit shkollor 2025–2026, mbi 1850 nxënës nga 42 shkolla kanë përfituar nga ky modul, i mbështetur nga mësues dhe institucione partnere. Këtë vit, për herë të parë u përfshinë edhe 16 kompani nga arsimi, nga Tirana, Korça, Elbasani, Shkodra dhe Lezha, të cilat prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në Shkodër.
Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e AADF, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Bashkisë Shkodër dhe Tirana Bank.

Artikulli paraprak2 PRILLI 1991,SHKODRA KUJTON DËSHMORËT E DEMOKRACISË
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E NDËRGJEGJËSIMIT PËR AUTIZMIN