Në kuadër të projektit “Shqipëria e Pastër” dhe vullnetarizmit, pjesë e të cilit janë bërë një sër aktivitetesh të ndryshme përgjatë gjithë vitit, Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe shkollën “Shejnaze Juka”, organizuan një aksion pastrimi të mbetjeve të ndryshme urbane në Shirokë, në afërsi të Liqenit të Shkodrës.

Pjesë e kësaj nisme pro ambjentit u bën një numër i madh të rinjsh, të cilët me kontributine tyre treguan gatishmërinë dhe sensibilizimin për mbrojtjen e ambjentit. Sipas përfaqësueses së Bashkisë Shkodër, Vinifreda Gazulli, puna në zona turistike si Liqeni i Shkodrës është për kujtesë në këtë fundviti, si një mënyrë për të sensibilizuar.

Aktivitetet e ndryshme në mbrojtje të mjedisit dhe sensibilizimin e qytetarëve pritet të vijojnë edhe përgjatë vitit 2018. Shkodra ka një numër të madh të bukurive natyrore, të cilat kanë nevojë për përkujdesje të veçantë, në mënyrë që kjo trashëgimi të mbrohet. Të rinjtë dhe organizata të shoqërisë civile përpiqen prej kohësh për të dhënë mesazhin e ruajtjes së kësaj bukurie.

Artikulli paraprakSTRATEGJIA DHE PLANI I AKEP PËR 2018-ën
Artikulli tjetërARTA MARKU, SI E NJOHIN KOLEGET DHE BASHKËPUNTORËT?!