Prej 4 tetorit, në të gjithë vendin kanë nisur aplikimet për lotarinë amerikane. Star Plus, pyeti disa qytetarë shkodranë nëse do të plotësojnë aplikimin. Shumica prej tyre kërkojnë që të rinjtë të largohen nga vendi, pasi qeveria nuk ofron kushte dhe politika të cilat I ndihmojnë ato të krijojnë një të ardhme të sigurtë në vendlindje.

Gjatë këtyre ditëve, ku kryefjalë është aplikimi në Lotarinë Amerikane, të shumtë janë të rinjtë që aspirojnë të krijojnë mundësi punësimi dhe jetese në Shtetet e Bashkuara, si një formë më e sigurtë për ndërtimin e së ardhmes së qëndrueshme.

 

Artikulli paraprakNIS “STAR KIDS”, FËMIJËT NË PRIME TIME
Artikulli tjetërINFO PLUS – ARJETA MEAJ