Disa të rinj kanë alarmuar banorët në fshatin Hot i Ri por edhe policinë pasi kanë qëlluar me armë zjarri. Fillimisht të shtënat kanë ngjallur frikë mbrëmjen e 3 janarit kur edhe ndodhi kjo ngjarje por menjëherë policia vendore e Shkodrës është vënë në lëvizje duke konfirmuar se të rinjtë kanë qëlluar thjeshtë në ajër dhe nuk ka patur asgjë më shumë ose ndonjë konflikt të mundshëm.

Në njoftimin e saj policia vendore e Shkodrës bën me dije se ka reaguar në kohë duke vënë në pranga një 16 vjeçar dhe duke shpallur në kërkim një tjetër si dhe duke proceduar në gjendje të lirë 4 adoleshentë të moshës 15 dhe 16 vjeç për prishje të rendit e qetësisë publike. Policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit automatic kallashnikov me të cilën adoleshentët kanë qëlluar në ajër.

Salla operative e policisë është njoftuar nga vetë banorët të cilët kanë dëgjuar të shtëna armësh midis fshatit Hot i Ri dhe Grudë e Re dhe se këto të shtëna vinin nga disa adoleshentë. Pas këtij informacioni është ngritur një grup drejtimi nga policia për të shkuar në vendngjarje për shkak se personat që po qëllonin ishin adoleshentë dhe për t’u siguruar që gjatë ndërhyrjes të mos kishte pasoja. Forcat “Shqiponjat” dhe disa Patrulla të

Përgjitshshme, nën drejtimin e grupit të drejtimit, shkuan në fshatin Hot i Ri, lokalizuan vendin dhe neutralizuan adoleshentët, njëri prej të cilëve mundi të largohej. Shërbimet e Policisë, në vendin e ngjarjes, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit automatic kallashnikov, e cila rezultoi se i përkiste shtetasit E. Z, 16 vjeç që u arrestua në flagrancë

për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Në lidhje me këtë ngjarje është bërë shpallja në kërkim e shtetasit K. F., 15 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, të bashkisë Shkodër, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe katër adoleshentë të tjerë, të moshës 15 e 16 vjeç, për të njëjtat vepra penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.