Rastet e fundit të problemeve sociale të të rinjve, si plagosja në Dukagjin, arrestimi i një të riu që shpërndante qese hashashi apo edhe shiringat e drogës në afërsi të një shkolle janë të dhëna të cilat tregojnë se ky fenomen po njeh rritje.

E këtij mendimi është edhe pedagogia e degës së psikologjisë në universitetin e Shkodrës Galsvinda Fili. Pedagogia e psikologjisë tregon edhe shkaqet që çojnë të rinjtë tek problemet sociale. Tendenca në rritje e konflikteve apo çështjeve të tjera tek të rinjtë është një kërcënim për shoqërinë. Jo vetëm zonat rurale por shumë të rinj edhe brenda qytetit të Shkodrës çdo ditë prodhojnë situata problematike, kjo si shkak i një menaxhimi jo shumë të mirë nga shumë faktorë të shoqërisë.

Artikulli paraprakTONIGHT – 14.02.2017
Artikulli tjetërSHËN VALENTINI DHE DHURATAT E SHKODRANËVE