
Një aksion i forcave Operacionale të Drejtorisë së Policisë Vendore të Lezhës në zonen e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me arme zjarri dhe plagosjen e një përsoni. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një lokal në qytetin e Laçit, ku sipas burimeve policia kishte shkuar për të prangosur një të ri dhe në ato momente është qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë njëri prej përsonave i cili po qëndronte në tavoline bashkë me tre të tjere mes të cileve dhe i kërkuari nga blutë. Ai ka marrë një plagë në kofshë dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Sipas burimeve i plagosuri dyshohet të jetë informator i policisë, i cili po bashkëpunonte me blutë gjatë katij operacioni. Në lidhje me rastin policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, por bëhet me dije se janë arrestuar dy përsona dhe në lidhje me ngjarjen ndërkohë që vijojnë hetimet. Gjithashtu i plagosuri po ruhet nga policia në ambjentet e Spitalit të Lezhës deri në kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore në lidhje me rastin.