Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas disa të shtënave me armë në dy klube të ndryshme nate në Hanau të Gjermanisë. 9 janë viktimat nga dy klubet, që frenuentohen nga komuniteti turk, ndërsa 2 të tjerë, njëri autor i dyshuar bashkë me tjetër person që e shoqëronte u gjetën të pajetë në një banesë.

Disa ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për t’iu ardhur në ndihmë të plagosurve. Ndërkaq, autoritetet kanë bërë rrethimin e zonës dhe janë vënë menjëherë në kërkim të autorëve. Helikopterë policie po patrullojnë mbi qytet për të bërë të mundur gjetjen e autorëve.

Sipas raportimeve nga gazeta gjermane Bild, sulmi në klubet e natës është kryer në dy faza. Fillimisht ka pasur nga një të shtënë në brendësi të tyre dhe më pas një sulm i dytë ka ardhur nga jashtë kur një makinë garash në lëvizje e sipër ka shtirë me breshëri në drejtim të një prej klubeve.

Hanau ndodhet në Hesse, rreth 20 kilometra larg Frankfurtit. Autoritetet lokale bëjnë me dije se, të shtënat e para janë dëgjuar në në Kurt-Schumacher-Platz, shesh qëndror në rrethin e Kesselstadt.

Artikulli paraprakSOT 29 VITE NGA RRËZIMI I BUSTIT TË ENVER HOXHËS
Artikulli tjetërQEVERIA MIRATON NJË TJETËR ZONË PËR RINDËRTIM NË DURRËS PAS TËRMETIT TRAGJIK