
Te shtena me arme zjarri ne Zhej te Kurbinit, nje person ka mbetur i vrare.Viktima eshte qelluar tek nje toke qe po hapej ne mal dhe eshte gjetur nga nje banor i zones i cili ka njoftuar policine. Viktima ka dy plumba 2 ne gjoka dhe nje ne koke.
Kurbin/Informacion paraprak
Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.