lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe. Dyshohet shkëmbim zjarri mes dy personave. Policia drejt vendngjarjes.Dyshohet të jetë qëlluar në drejtim të një automjeti policie.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në Sallën operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ka ardhur një telefonatë se në fshatin Gruemirë, është qëlluar me armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, në rrugën e fshatit Gruemirë janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja.

Po nga verifikimet paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Artikulli paraprakEMIGRANTËT E GJADRIT LARGOHEN NË ITALI
Artikulli tjetërTË SHTËNAT ME ARMË NË MALESINË E MADHE, POLICIA ZBARDH NJOFTIMIN ZYRTARË