Një person ka mbetur i vdekur dhe të paktën 9 të tjerë janë plagosur një orë pasi një i armatosur filloi të qëllonte në Universitetin e Ohajos në SHBA.

Pak përpara orës 10 të mëngjesit me orën lokale, universiteti shpalli gjendjen emergjente duke njoftuar studentët që të gjejnë vend për t’u fshehur në kampusin e Universitetit. Personi që mbeti i vdekur mendohet të jetë atentatori i ngjarjes. Raportimet e para të të shtënave erdhën nga holli Vatts, që është strehë e programit shkencor të shkollës. Dy persona, një me ngjyrë dhe një i bardhë, dolën me pranga nga ndërtesa. Deri tani, të paktën 9 persona janë transportuar në spital. Një është në gjëndje kritike ndërsa 8 të tjerët janë në gjëndje të qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetët. “Strehohuni në pjesën veriore të kampusit. Ndiqni udhëzimet e policisë” shkruajtën autoritetet në twitter. Për momentin nuk është është ende asnjë informacion. Universiteti ka 60 mijë student. Mediat lokale raportuan se policia ka nevojë për kohë për të siguruar kampusin, që është një nga kolegjet më të mëdha në SHBA.

Artikulli paraprakMESAZHI I MERKEL,BASHA:PD DO TE MARRE PERGJEGJESITE E SAJ
Artikulli tjetërKAPET ME 21 KG KANABIS NJE SHQIPTAR NE JANINE