lajmi i fundit

Te shtena me arme zjarri ne fshatin Pllane te Lezhes. Raportohet se nje person ka humbur jeten. Policia ne vendin e ngjarjes, ende nuk ka detaje. I vrare ka mbetur Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimi, alias Sidorel Prendi, i cili vdiq nga nje atentat ne Greqi.

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

 

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 11 MAJIT! ARRIJNË NË SHQIPËRI VOTAT E PARA TË DIASPORËS
Artikulli tjetërVRASJA NË PLLANË TË LEZHËS, POLICIA ZBARDH NJOFTIMIN