Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në Postribe, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy vëllezër.

Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja, ndërsa dy vëllezërit ndodhen në spitalin e Shkodrës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e saj.