
Të shtëna me armë janë raportuar në Sydney. Të paktën 10 persona kanë humbur jetën. Ndërsa 12 të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë për trajtim mjekësor.
Policia e Uellsit ka dhënë detaje paraprake duke njoftuar dy personat që dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri janë “neutralizuar”.
Qytetarëve u është bërë thirrje që të shmangin lëvizjet në zonë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kryeministri Australian gjithashtu ka reaguar duke u shprehur se “Policia dhe ekipet e emergjencës janë në terren duke punuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve”, shton ai.






