Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Thethit në Shkodër. Burime nga policia bëjnë me dije se është plagosur në këmbë shtetasi G.T, i cili po dërgohet menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës.

Sipas uniformave blu rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

NJOFTIMI I POLICISË

Theth, Shkodër/Informacion paraprak.

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.