Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, qëllohet një person

Një person është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme nga person ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kali i Trojës” pranë një pike bastesh, ku një person ka mbetur i plagosur. I plagosuri me inicialet A.L 25 vjeç, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakGRABITJA NË RINAS, ARRESTOHEN POLICËT PRIVATË
Artikulli tjetërNXIRREN NGA MINIERA TRUPAT E PAJETË TË MINATORËVE KINEZË