
Pas javës së kaluar që e pati pushim në kalendar, Tërbuni do të rikthehet të luajë këtë fundjavë në kampionat, madje në një sfidë shumë delikate, siç është ajo ndaj Valbonës pretendente. Ky takim do të luhet ditën e shtunë në ora 13:30 në stadiumin e Pukës. Në fakt, pavarësisht vështirësisë që ofron ky ballafaqim, në kampin pukjan ka shumë besim se do ia dalin ta fitojnë këtë ndeshje. Një gjë të tillë e pohon edhe trajneri i Tërbunit, Sinan Bardhi.
Nga ana tjetër, edhe në rradhët e futbollistëve ka optimizëm, teksa kapiteni i Tërbunit, Entoni Shkoza, tha se ekipi është në formë dhe në këtë ndeshje do të futen për të marrë vetëm tre pikët.
Synimet e Tërbunit janë që sezonin e ardhshëm të ngjitet në Kategorinë e Parë, teksa një gjë të tillë mund ta arrijnë edhe nëpërmjet play-offit.


