
Të tjera humbje nga radhët e drejtuesve të lartë të ushtrisë ruse. Mësohet, se ka rënë në fushë-betejë, koloneli Aleksandër Bespalov. Sipas një deklarate, Bespalov, është vrarë në Ukrainë gjatë një operacioni special ushtarak. Në të njëjtin njoftim theksohet se koloneli ka qenë komandant i Regjimentit të 59-të. Ndërkohë në foton e kolonelit të vdekur, shihet ai ka të varur në gjoks dy radhë medaljesh.
Vihet re se Ozersk është një qytet i mbyllur rus i koduar me emrin City 40. Në fakt, është qyteti ku lindi programi bërthamor sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.
Disa ditë më parë, më 30 mars, autoritetet ukrainase njoftuan vdekjen e një koloneli tjetër. Ishte Dennis Kurilo, komandanti i Brigadës së 200-të , i cili u vra gjatë një beteje në Kharkov.
Në të njëjtën ditë u mbajt edhe varrimi i nënkolonelit Dmitry Dormidodov, i cili u vra më 20 mars pas një sulmi me raketa. Një tjetër viktimë ruse ishte nënkoloneli Igor Zakharov, i cili u varros në qytetin e Kirzakh. Në fakt, Zakharov u nderua pas vdekjes me Medaljen e Guximit nga Presidenti rus Vladimir Putin.