Duket se do të shkaktojë një efekt domino vendimi i Milot Rashicës për të përfaqësuar kombëtaren e Kosovës në futboll, pasi mesfushori i Vitesse-s, Herolind Shala dhe Alban Meha janë vetëm disa nga emrat që do të përforcojnë skuadrën e shtetit të dytë shqipfolës në botë

. Tashmë ka ardhur edhe konfirmimi i futbollistit të ri të Manchester City-t, Sinan Bytyçi për të luajtur me një tjetër kombëtare nga ajo të cilën e kemi parë deri më tani. Talenti i madh i “Sitizens”, i cili deri më tani ka përfaqësuar Austrinë, do ta vesh fanellën e përfaqësueses së Kosovës dhe është në hapat e fundit të formalizimit me kombëtaren e trajnerit Albert Bunjaku. Sinan Bytyçi është prej vitesh pjesë e City dhe momentalisht po stërvitet me skuadrën e parë bashkë me Bersant Celinën. Deri tani ka luajtur më të gjitha grupmoshat e reja të Austrisë. Ai është mesfushor me tipare sulmuese dhe ofron kualitet për një ekip në formim e sipër si Kosova. I lindur në Prizren në 15 janar të 1995, ai emigroi shpejt në Austri me familjen, ku nisi dhe hapat e parë të karrierës me ekipin e Karnten. Më pas kaloi në formacionin e parë austriak, para se të bënte një tjetër hap të madh si firma me Admira Vacker, që i dha udhë, kalimit te Manchester City. Sezonin e fundit Sinan Bytyci luajti në huazim te Cambur në kampionatin holandez, por pa lënë shenjë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBIDEN NE SERBI, MESAZHE TE QARTA PER SHQIPTARET
Artikulli tjetërMEDALJET NE RIO, SHBA TREGOJNE SUPERMACINE