Zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Tiranë në selinë blu ku është pritur në një takim nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në një prononcim për mediat Abazoviç ka falenderuar liderin e opozitës për mikpritjen duke thënë së se gjatë takimit kanë biseduar gjëra konkrete, sfida të cilat janë pak a shumë në të gjitha shtetet e Ballkanit.

Më tej Abazoviç u shpreh se të gjithë drejtuesit politikë duhet të ulin tensionet dhe të gjithë së bashku të punojmë në të mirën e dy popujve.

“Në fillim ju përshëndes të gjithëve dhe tregoj një kënaqësi të jashtëzakonshme në emër të qeverisë së Malit të Zi por edhe në emër personal të Lulzim Basha. Unë sot kam ardhur në vizitë zyrtare në Tiranë dhe jam shumë krenar që jam zyrtari i parë i qeverisë së re që vij në vizitë zyrtare. Kam pasur dëshirë të takoj çdo subjekt politik që ka të bëjë me atë çka duhet të jetë ndryshimi i Shqipërisë në të ardhmen dhe lideri i opozitës sot më ka mirëpritur në selinë e partisë Demokratike. Ne kemi biseduar gjëra konkrete, sfida të cilat janë pak a shumë në të gjitha shtetet e Ballkanit.

Të gjithë së bashku që merremi me politikë duhet me shkuar në drejtim të ndryshimeve duke iu përshtatur normave europiane. Besoj se koha është për një frymë të re europiane në të gjitha trevat tona. Jemi dakortuese me Malin e Zi dhe deri më tani çdo gjë ka funksionuar në mënyrë të mirëfilltë dhe shumë paqësore, vllazërore. Jam shumë i kënaqur që sot vizitova të gjitha subjektet politike dhe këtu përfundohet vizita ime për sa i përket Tiranës. Unë e kam ftuar zotin Basha, kryeministrin presidentin Meta pasi çdokush është i mirëpritur në Malin e Zi. Të ulim tensionet dhe të gjithë së bashku të punojmë në të mirën e dy popujve”- u shpreh ai.