
Gjergj Çuni është invalid. Që prej vitit 2011 ka probleme të shumta me këmbën, të cilin fillimisht e theu, për të vijuar një kalvar të madh vuajtjesh.
Prej shtatë vitesh në dyer të spitalit, ndërsa problem kryesor janë ilaçet, të cilat është i detyruar t’i blejë, jo vetëm për vete por edhe për të ëmën. Ndërkohë, shpreh vlerësim për shërbimin e mjekëve të Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Gjergji shprehet se është i detyruar të blejë vetë të gjitha ilaçet që i duhen, duke filluar që nga elementaret deri tek ato më të shtrenjtat.
Ndërkohë, Gjergji bën apel që të punohet më shumë që premtimet e politikës të mbahen. Shëndetësia falas, sipas tij, duhet të jetë një realitet, jo vetëm një premtim i pavarur.
Ankesat e qytetarëve të Shkodrës për ilaçet që duhet t’i blejnë vetë janë të shumta. Gjergji, përveç vështirësisë ekonomike dhe pamundësisë shëndetësore për të punuar, detyrohet të paguaj deri në qindarkën e fundit çdo mjekim.


