Shoqata e te Verbërve Shkodër prej dy javësh nuk kane një zyre.Pavarësisht se kjo e fundit është nje e drejte ligjore kjo kategori invalidësh është e detyruar te mblidhet rrugëve për te zhvilluar mbledhjet apo takimet rutine qe zhvillojne gjate vitit.Kryetari Zef Vushaj e quan te pafalshme kete indiference te Bashkise Shkoder e cila e ka per detyre paresore ti jape zgjidhje ketij problem.

Perfaqesuesi Vushaj shpreh besimin se kryetarja e re Ademi do ti gjeje zgjidhje kesaj situate jo normale.Shoqata e te Verberve te qarkut Shkoder me nje numer prej 800 anetareve prej kohesh ka qene nen zoterimin e nje zyre modeste e cila ndodhej vetem pak metra larg Bashkise Shkoder.Ne pamundesi per te paguar qerane e majme te ketij objekti Kryetari Vushaj rrefen se jane detyruar ta lirojne.E vetmja shprese e te verberve aktualisht eshte institucioni i Bashkise i cili ne baze te ligjeve eshte e detyruar ti gjeje kategorie nje zyre te posacme.