Presidenti i shoqatës së të verbërve “Shpresa Katolike” Ndoc Bjeshka, ka ngritur sërish shqetësimin e pusetave të hapura dhe të dëmtuara në rrugë, të cilat prej vitesh vazhdojnë të jenë një rrezik i madh për personat me aftësi të kufizuara në shikim.
Sipas Bjeshkës, puseta të tilla janë kthyer në një problem serioz, duke shkaktuar pengesa të vazhdueshme në lëvizjen e të verbërve. Ai ka treguar se, si pasojë e këtyre dëmtimeve, është rrëzuar dhe dëmtuar disa herë.
Pavarësisht se këtë shqetësim e kemi ngritur prej vitesh, situata pothuajse nuk ka ndryshuar është shprehur ai.
Presidenti i Shoqatës së të Verbërve shton se kjo është vetëm një nga problematikat e shumta me të cilat përballen çdo ditë personat me aftësi të kufizuara në shikim. Ai bën apel që institucionet përgjegjëse të marrin masa konkrete për të garantuar sigurinë dhe integrimin e tyre në jetën e përditshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKOLLA “3 DHJETORI” FESTON 30 VJETORIN
Artikulli tjetërNEVOJAT E FËMIJËVE ME SPEKTER AUTIK