Tea dhe Bearti janë padyshim një nga çiftet më të komentuar të 2020-2021. Ata u lidhën pas njohjes në “Për’puthen” por vendosën ta mbanin të fshehtë lidhjen. Madje, Tea doli nga emisioni me Andin. Por lidhja e saj me Beartin mori fund pak javë pasi u zbulua nga njerëzit.

Megjithatë duket se Tea nuk do ta “fshijë” si kujtim marrëdhënien edhe pse nuk e mbyllën mirë si lidhje. Ajo ka publikuar së fundmi një video me kujtimet e saj për vitin 2021 dhe habiti ndjekësit se mes videove të shumta ka vendosur edhe videon e famshme në mes të borës ku konfirmuan edhe lidhjen e shumëpërfolur.

Disa prej komentuesve e kanë vënë re këtë detaj dhe kanë lënë komentin e tyre për dyshen, madje e pyesin mos ndoshta rilidhen.

Artikulli paraprakQYTETARËT GJERMANË KUNDËR MASAVE ANTI-COVID, REGJISTROHEN PËRLESHJE MES POLICISË DHE PROTESTUESVE
Artikulli tjetërBEATRIX-DONALD APO SARAH-PM? PUBLIKU ZGJEDH ÇIFTIN E PREFERUAR TË “BIG BROTHER VIP”