
Në vijim të turit veror nëpër Shqipëri, Teatri Kombëtar i Kukullave ndaloi në qytetin e Lezhës, duke dhuruar një mbrëmje të veçantë për më të vegjlit. Mbrëmja e organizuar në ambient të hapur u shndërrua në një festë të vërtetë për fëmijët, të cilët u argëtuan dhe përjetuan emocione të shumta përmes interpretimit të aktorëve dhe botës magjike të kukullave.
Aktiviteti u prit me entuziazëm nga prindërit dhe fëmijët, të cilët patën mundësinë të shijojnë një shfaqje cilësore, edukative dhe argëtuese. Aktorët e teatrit sollën në skenë personazhe shumëngjyrëshe dhe histori plot fantazi, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për të vegjlit.
Ky tur veror synon të sjellë artin e kukullës sa më pranë publikut fëmijë në qytete të ndryshme të vendit, duke nxitur kulturën, kreativitetin dhe dëshirën për të frekuentuar shfaqjet teatrore që në moshë të vogël.
Gjatw ketij sezoni veror Teatri Kombëtar i Kukullave ka udhetuar ne disa qytete te shqiperisem, duke i kthyer mbrëmjet në kujtime të bukura për femijet.






