Presidenti Meta vijon ta shfrytëzojë shembjen e teatrit për të bërë thirrje krijimin e një lëvizje, ose siç shkruan ai për të krijuar një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë. Ai kërkon zgjimin e qytetarëve në protesta për të mbrojtur demokracinë dhe sipas tij të mos lejojnë shkatërrimin kriminal që i bëhet vendin nga dhuna e pushtetit.

Thirrjet e tij për protesta pas shembjes se teatrit janë shtuar ndjeshëm, duke kërkuar një aktivizim qytetar, në një kohë që duhet të garantojë stabilitetin dhe paqen sociale.

“Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.

“Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.

Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË.” shkruan Meta.

Artikulli paraprak“KUJDES!”, POLICIA KA NJË MESAZH NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE TË HUMBUR
Artikulli tjetërGREQIA RIHAP ISHUJT PËR TURIZËM, KRYEMINISTRI: VIZITORËT I PRESIM NGA 15 QERSHORI