Rreth 20 mijë spektatorë, 73 shfaqje, 5 premiera dhe dhjetëra aktivitete artistike e edukative. Këto janë rezultatet që shënojnë gjysmën e parë të vitit 2026 për Teatrin “Migjeni”, një sezon që konfirmon rolin e tij si një nga institucionet kulturore më aktive dhe më të rëndësishme në vend.

Për arritjet e këtij sezoni, projektet në zhvillim dhe atë që e pret publikun në muajt në vijim, flet drejtori i Teatrit “Migjeni”, Gerti Palali, i cili ndalet te suksesi i gjashtëmujorit të parë dhe zbulon se sezoni i dytë do të sjellë premiera të reja, aktivitete artistike dhe surpriza të tjera.

Me një kalendar të pasur dhe ambicie për ta çuar edhe më tej këtë ritëm krijimtarie, Teatri “Migjeni” synon ta mbyllë vitin 2026 me edhe më shumë art, emocione dhe një publik gjithnjë e më të madh.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHYN NË FUQI RREGULLAT E REJA PËR ZHURMAT NË BREGDET
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-19 NIS PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI