Punimet e fazes se pare te Rikonstruksionit te Teatrit “Migjeni” tashme jane drejt fundit.

Aktualisht ka perfunduar rikonstruksioni dhe hidroizolimi i plote i katit te nentokes dhe impiantit te ndërrimit të ajrit, gjithashtu edhe punimet ne rrjetin elektrik i cili paraqitej krejtesisht i amortizuar dhe pa asnjë projekt që nga koha e ndërtimit . Kjo eshte faza e pare e projektit, e quajtur si faza e shpetimit te teatrit “Migjeni”, pasi me te drejte mjafton ti referohemi degradimit te rrjetit elektrik per te kuptuar se tempullit me te madh i artit dhe kultures ne veri rrezikonte humbjen e identitetit. Nderkohe edhe pse publiku shkodran nuk do tem und ta shijoj shfaqen e kandilit te argjenditt ne nje skene te rikonstruktuuar, pasi kjo do te jete pjese e fazes se dyte te punimeve, per drejtuesen rita gjeka punimet e deri tanishme jane shume te kenaqshme. Restaurimi I objektit me te rendesishem te kultures ne qytetin e Shkodres paraqitej nje domosdoshmeri pasi kushtet teknike me të cilat po perballej kjo godinë, jo vetem rrezikonte humbjen e identitetit, por ishte edhe e pamundur të zhvilloheshin aktivitete dhe shfaqje teatrale. Nderkoh punimet e fazes se pare per rikonstruksionin e teatrit “Migjeni” kane nisur qe me daten 2 nentor, ndersa afatit te percaktuar per perfundimin e tyre eshte fundi i ketij muaji, me perjashtim te rikonstruksionit te çatise e cila per shkak te kushteve klimaterike pritet te nis ne muajin qershor, ku do të merren masa për vendosjen e kapriatave, binarëve, etj. Nderkohe investimi I kesaj faze kap shifren e 47.5 milion lekeve te reja ndersa ne total ku perfshihen 3 fazat e rikonstruksionit eshte parashikuar 2.5 milion euro, nje investim ky I financuar nga Ministria Kultures dhe Bashkia e Shkodres.

Artikulli paraprak“KANDILI I ARGJANDIT”, ME 2 PRILL PËR PUBLIKUN SHKODRAN
Artikulli tjetërGENTIAN NDOJ, ZGJIDHET SEKRETARI I KËSHILLIT TË BASHKISË VAU DEJËS