GJITHÇKA NË BRENDËSUI ËSHTË VJETËRSUAR, RRJETI ELEKTRIK I AMORTIZUAR. Një gjiro përreth mjediseve të brendshme të teatrit “Migjeni” është e frikshme..

Shumë prej paisjeve të rrjetit elektrik është e pabesueshme se si funksionojnë ende. Një prej shkresave që tregon rrezikun e djegies së teatrit si shkak i amortizimit të sistemit elektrik është që në vitin 2005. Gjatë një koncerti të muzikantëve nga Austria në atë kohë u dogj një transformator i ndriçimit të skenës që rrezikoi djegien edhe të krejt teatrit “Migjeni”. Në këtë mënyrë drejtuesit e atëhershëm iu drejtuan kryetarit të Bashkisë të asaj kohe Artan Haxhit, për dijeni Prefektit, Ministrisë së Kulturës. Që atëherë e deri më sot askush nuk ka vënë dorë. Këto janë disa prej kabllove elektrik tërësisht të amortizuar. Ky është paneli që ndodhet në kabinën e tensionit të lartë, prej vitesh demode. Kjo është pjesa mbrapa e panelit të rrjetit elektrik në kabinën e tensionit të lartë, tërësisht e amortizuar. Dërrasa që ndodhet në mes të tubave është vendosur për të shmangur masën elektrike si shkak i rrymës të energjisë që përcillet aty. Kjo dhomë që duket si kasolle e vjetërsuar është dhoma ku duhet të qëndrojë gjeneratori i teatrit. Këto prozhektorë ndodhen pak metra lart menjëherë pas skenës së teatrit dhe bëjnë ndriçimin gjatë shfaqjeve. Mund të përdoren për antikuare sepse të tilla nuk gjen më askund. Ndenjëset që janë të vendosura që në vitin 1958. Herë pas here saldohen apo ngulen hekura e gozhda për t’i mbajtur. Kjo është një prej dhomave të teatrit që duket si banesë e abandonuar prej vitesh. Këto janë kaloriferët e famshëm që në vend që të ngrohin kanë zënë pluhur e janë ndryshkur. Hidrantët e ujit që duhet të përdoren në rast zjarri, janë vetëm për figurë sepse aktualisht nuk mund të furnizohen me ujë në rast se ka zjarr. Disa kova me bojë që përdoren për skena apo materiale të ndryshme. Kjo llampë ndriçimi duhej të ishte në ndonjë muzeum e jo të përdoret për ndriçim. Nga këtu bëhet shpërndarja e rrjetit elektrik. Një sistem që ka pushuar së ekzistuari prej shumë vitesh. Edhe disa kabllo të tjerë që vazhdojnë të mbijetojnë dhe gjithnjë janë një kërcënim për ndonjë shkëndijë elektrike. Edhe bobinat pavarësisht vjetërsisë ende punojnë ndonëse me vështirësi. Edhe ky panel me siguresa është i vjetër po aq sa gjithçka tjetër në teatër. Kjo është gjendja katastrofale e teatrit “Migjeni”, tempullit të kulturës shqiptare i cili vetëm sa mbijeton mes shumë vështirësive.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/FKuBlxJQWac” frameborder=”0″ allowfullscreen ]