Teatri ”Migjeni” sjell premierë ”Muhamed Ali”, me regji nga Naser Shatrolli.

“Muhamed Ali”, është një dramë psikologjike, ndërsa aktori Ermal Sadiku përthyhet brenda një rrethane absurdi, zhanër ky i sjellë në thuajse të gjitha shfaqjet e regjisorit Naser Shatrolli. Regjisori ndër të tjera shprehet se ka një dashuri të madhe për qytetin e shkodrës.Ndërsa vetë aktori shprehet se në këtë rol nuk ka qënë e vështirë për atë ta realizojë.Në subjektin i  kësaj monodrame publiku gjen aty veten në situata që i has në përditshmëri. Në lidhje më shfaqjen “Muhamed Ali” drejtorja e teatrit “Migjeni” shprehet e zhgënjyre dhe ka një thirrje për publikun shkodran.Kjo premierë erdhi në kuadër të bashkëpunimit kulturor Shqipëri – Kosovë në teatrin “Migjeni” e cila u ngjit në skenë vetëm për një natë .