
Teatri “Migjeni” u kthye në një mjedis festiv, jo për një shfaqje të zakonshme por të nderuar një prej figura më të njohuar të muzikës dhe skenës shkodrane bateristin Fatmir Mesi, me daljen në pension. Familjarë, miq, kolegë dhe artdashës festuan sëbashku këtë ditë që shënon edhe fundin e një kapitulli zyrtar, por jo të lidhjes së tij me artin. Kolegët e vlerësuan Fatmirin jo vetëm si profesionist por edhe si një mik të rrallë.
Fatmiri ndjehet i plotësuar pasi pasionin e tij për muzikën dhe për baterinë ai tashmë ia ka trashëguar tek djali i tij Jetmiri.
Me shkopinjë e tij në duar, Mesi ka shoqeruar breza të tërë këngëtarësh dhe aktorësh, duke u kthyer në një institucion me vete brenda institucionit.
https://youtu.be/ADBNIYB1tjk


