KOMEDIA “RËNDËSIA E SINQERITETIT” KONKURON NË FESTIVALIN E KOMEDISË .Trupa e aktoreve te komedise “Rendesia e te qenit i sinqerte” ka udhetuar drejt Presheves per te marre pjese ne festivalin “Ditet e komedise shqiptare” Presheve 2014. Megjithe problemet financiare per kete udhetim trupa udhetoi drejt Presheves per te perfaqesuar ne kete festival Teatrin “Migjeni”

dhe Shkodren. Ky festival ka filluar me date 10 nentor me konkurimin e shtepise se cultures Abdulla krasniqi dhe perfundon kete te shtunde me date 15 nentor me performancen e Teatrit Migjeni. Trupat e teatrove me prestigjoze ne vend jane bere pjese e ketij festivali sic eshte teatri i tetoves, kumanoves, prishtines dhe tiranes. Edicioni i 11 ketij festivali te komedise do mireprese edhe trupen nga Shkodra e cila i bashkohet konkurimit mes trupave te tjera. Trupa nga shkodra do koknuroje me komedine “rendesia e te qenit I sinqerte” e vene para pak ditesh ne skenen e teatrit migjeni. Trupa drejtohet nga regjizori Fatbardh Smaja dhe marrin pjese aktoret Enver Hyseni, Rita Gjeka, Merita Smaja, Nikolin Ferketa, Sara Smaja, Jozef Shiroka, Ina Morinaj, Ergys Bamci. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/FORLfsyNun4?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTROTUARET KTHEHEN NË TREGJE!
Artikulli tjetërBASHA NË SHKODËR, MEDIAT NUK LEJOHEN