Ka nisur të premten puna për vënien në skenë të premierës më të re të teatrit “Migjeni”. “Zhurma përtej skenës” titullohet vepra e cila do të vihet shumë shpejt në skenën e teatrit “Migjeni” dhe ka angazhuar pothuajse gjithë trupën e aktorëve. Drejtorja Rita Gjeka teksa prezantoi Enke Fezollarin si regjisorin e shfaqjes tregoi edhe për përzgjedhjen që iu bë atij për këtë shfaqje.

Regjisori Enke Fezollari me shumë emocione tregoi për rëndësinë që ka kjo dramë për të dhe përgjegjësinë që ka për këtë bashkëpunim me teatrin “Migjeni”.

Shfaqja “Zhurma përtej skenës” do të vihet shumë shpejt në skenën e teatrit “Migjeni” ndërsa pritet të bëjë për vete spektatorin shkodran.

Artikulli paraprakMATEMATIKË – INFORMATIKË, DEGËT E KËRKUARA NGA TREGU I PUNËS
Artikulli tjetërJOSA: NUK DO TË KEMI PUSHIM NËSE GABOJMË ME KASTRIOTIN