
Pjese qe nderthurin realitetin e sotem duke dhene mesazhe per femijet dhe prinderit e tyre ishte teatri “Rozafati” qe u mbajt ne Lezhe e ku aktore ishin 21 femije te qendres kulturore te femijeve. Pertej skenave te humorit permes aktrimit, keta femije jane angazhuar dhe kane sfiduar veshtirsite duke e menduar veten edhe si artiste te neserm.
Regjisori dhe tekstshkruesi i pjeseve te shfaqjes, Ledion Gjeçi, tha ne perfundim te ketij teatri se femijet permbushen angazhimin e tyre dhe moren vemendjen e publikut, por shtoi se mesazhet ndikuan tek publiku e kjo fale punes qe behet me kurset e aktrimit ne Qendren Kulturore te Femijeve “Gjergj Lacaj”.
Per Drejtoren e Qendres Kulturore te Femijeve ne Bashkine e Lezhes, Mimoza Xhafaj, te vegjelit e kesaj qendre po tregojne se neser do te jene artiste te medhenj dhe kjo eshte mundesia qe u jepet duke u angazhuar prane kesaj qendre.
Per shkak te interesit te larte te publikut, teatri “Rozafati” dhe 7 pjeset e saj do te rivendosen serish shume shpejt ne skene.