
Teherani është shndërruar në një qytet fantazmë, me disa vdekje të raportuara nga sulmet izraelite.
Bombardimet vazhdojnë dhe tymi mund të shihet duke u ngritur në shumë vende. Qendra e qytetit po zbrazet. Shumë dyqane mbeten të mbyllura, përfshirë Pazarin e Madh të qytetit.
Skena të tilla janë jashtëzakonisht të rralla, pasi më parë janë shfaqur vetëm gjatë protestave antiqeveritare ose në kulmin e pandemisë Covid-19.
Pamja është e ndryshme në pikat e karburantit dhe furrat e bukës, ku turma njerëzish presin me durim. Radhë të gjata vërehen edhe në pikat e karburantit në kryeqytetin iranian. Trafiku mbetet gjithashtu i rënduar në rrugët që të çojnë nga Teherani në perëndim, ndërsa disa duket se po shkojnë drejt rajonit Kaspik. Vala e ikjes është intensifikuar, pas mesazhit të Donald Trump drejtuar iranianëve për t’u larguar nga qyteti. “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!” shkroi ai në Truth Social.