
Është zhvilluar sot Konferenca Studentore “Teknologjia dhe ndikimi i saj në ditët e sotme”, e organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Aktiviteti mblodhi studentë dhe pedagogë për të diskutuar rolin dhe rëndësinë e teknologjisë në shoqërinë moderne. Gjergj Shegaj, organizatori i konferencës theksoi se kjo temë është zgjedhur për shkak të ndikimit të madh që teknologjia ka në çdo aspekt të jetës sonë.
Studentja e Informatikës , Anisa Nake u shpreh se punimi i tyre fokusohet në përdorimin e teknologjisë për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara, duke ofruar zgjidhje që synojnë përmirësimin e jetës së tyre të përditshme.
Konferenca u mbyll me theksin mbi rëndësinë e përfshirjes së studentëve në aktivitete të tilla, të cilat nxisin kërkimin shkencor.






