
Teknologjia po hyn gjithnjë e më shumë në arsimin shqiptar, duke ndryshuar mënyrën se si mësojnë fëmijët. Në shkollën 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, një nga modelet më të avancuara të mësimdhënies digjitale, SmartLab, po sjell rezultate konkrete në zhvillimin e aftësive të nxënësve. Ky laborator i ri u vizitua nga zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani, dhe përfaqësues të Bankës Botërore, të cilët kanë mbështetur këto laboratorë. Ata ndoqën nga afër një orë mësimore, ku nxënësit e vegjël përdorin teknologjinë për të mësuar programim, logjikë dhe bashkëpunim në grup.
SmartLab është pjesë e një programi kombëtar që synon të modernizojë arsimin parauniversitar, duke sjellë laboratorë digjitalë në qindra shkolla dhe duke trajnuar mësuesit për përdorimin e metodave inovative.Permes ketij programi synohet që të reduktohet hendeku digjital dhe të përgatitet një brez i ri nxënësish të aftë për sfidat e ekonomisë së së ardhmes.






