
Edi Rama i Shqipërisë ka lidhje miqësore me Partinë Laburiste, por mbyllja e planeve të liderit aktual Keir Starmer për emigrantët do të ndihet shumë, sipas të përditshmes britanike “Telegraph”. Ai e modeloi partinë e tij sipas Partisë Laburiste dhe e konsideron Tony Blair një këshilltar të afërt. Por, kjo nuk e ndaloi Edi Ramën, kryeministrin të Shqipërisë 1,88 metra të gjatë, të prishte planet e Keir Starmer për të dërguar jashtë vendit azilkërkuesit.“Jemi pyetur nga disa vende nëse jemi të hapur për këtë dhe ne kemi thënë jo”, tha të enjten Rama në një konferencë për shtyp, në Tiranë.
“Ne ramë dakord për të ngritur vetëm dy qendra të kthimit të emigrantëve për Italinë – për shkak të marrëdhënieve tona shumë të ngushta”, tha ai.
Në të vërtetë, ekziston një element misteri se si mesazhi nuk arriti te kryeministri Starmer – përpara vizitës së tij të parë në vend.Tony Blair e viziton rregullisht Shqipërinë për t’i ofruar këshillat e tij kryeministrit Rama – po ashtu, edhe Alastair Campbell.Secili prej tyre mund ta ketë njoftuar kryeministrin britanik se nuk do të ishte një veprim i mençur – informimi i “GB News” rreth planeve të tij për azilkërkuesit – përpara nisjes së tij në Shqipëri.
Ndoshta, tani Rama është thjesht në një nivel pushteti ku nuk ka më nevojë t’i ndjekë fjalët e tij nga afër, pavarësisht se cili udhëheqës evropian vazhdon ta mbështesë.Të dielën, ish-basketbollisti profesionist fitoi një mandat të katërt si kryeministër, duke rritur rekordin e tij si udhëheqësi më jetëgjatë i Shqipërisë – që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990.
Partia e tij Socialiste siguroi 52% të votave kundrejt vetëm 34% të Partisë Demokratike, të udhëhequr nga Sali Berisha, ish-kryeministri 80-vjeçar.Kryeministri i bëri thirrje familjes mbretërore “Maga” – (Make America Great Again – Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe) – për përpjekjen e tij të dytë për të rrëzuar presidentin në detyrë.
Por, punësimi i Chris LaCivita, ish-menaxher i fushatës Trump 2024, nuk bëri mjaftueshëm për të bindur votuesit – të mbështesnin një politikan – të cilit i është ndaluar hyrja në Britaninë e Madhe dhe SHBA për shkak të akuzave për korrupsion.
“Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se mund të bëhesh Trump është si të punësosh një parukiere në Hollivud dhe të mendosh se do të bëhesh Brad Pitt”, zoti Rama për “Politico”.