
Ka marrë fund edhe “telenovela-Reformë në Drejtësi” e cila është finalizuar me një konsensus të plotë duke marrë 140 vota në votimin e orëve të para të mëngjesit të 22 korrikut.
Përpjekjet e gjata sidomos negociatat intensive të 24 orëve të fundit, sollën më në fund konsensus mes palëve. 140 votat u bënë bashkë për votimin, edhe pse disa nene morën më pak vota. Kryeministri Edi Rama deklaroi në fjalën e tij para deputeteve se miratimi i kësaj reforme është nisja e një revolucioni, që do të nxjerrë tymin e zi të pallatit të padrejtësisë në Shqipëri. Sipas Ramës, fshesa e hekurt do të fshijë gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe politika nuk do te ketë dorë për të ndërhyre si natën ashtu edhe ditën. Ajo që ra në sy është se nuk pati diskutim në emër të grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërsa gjatë fjalës së kryeministrit Rama, kryetari i Kuvendit Meta u largua nga salla.






