Një nga rrugët më problematike në qytetin e Shkodrës është rruga “Drishtej” e trajtuar shpesh-herë në kronika të ndryshme, e ku banorët kanë protestuar duke kërkuar restaurimin e saj por duket se të gjitha këto kanë rënë në vesh të shurdhër.

Me fillimin e stinës së dimrit kjo rrugë sërisht i rikthet gropave me ujë dhe baltës. Banorët edhe këtë vit duhet të vuajnë vështirësitë për të kaluar në këtë rrugë, ku më problematike është për fëmijët.

Pavarësisht protestës së banorëve dhe mbeldhjes së firmave për peticion, asgjë konkertë nuk është marrë nga bashkia Shkodër, edhe pse kreybashkiakia në atë kohë deklaroi se kjo rrugë do të jetë një prioritet për ta, por duke se kjo rrugë dhe banorë e kësaj zone do të mbesin akoma në pritje të restaurimit të saj.