.Njesia Administrative e Temalit do të ketë një pamje të re brenda pak javësh.

Një fakt i tillë është pohuar nga Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila gjatë një takimi me kreytaret e fshatrave të kësaj zone. Hila është shprehur se ky investim vjen si detyrë dhe sherbim ndaj qytetarëve. Por gjatë bashkëbisedimit me kryepleqte e fshatrave, Hila është njohur me nje nga problemet me kryesore të kësaj zone, atë të mungesës së energjise elektrike. Njesia Administrative e Temalit, përballet cdo ditë me mungese të energjise elektrike, perballet me mungesen e punonjesve por edhe te sherbimit, nje problem qe nuk gjen zgjidhje edhe pse ne kete territor ngrihet edhe hidrocentrali i Komanit .