
Shkodra ashtu si e gjithË Shqipëria vijon të përfshihet nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperature që kanë arritur deri në 40 gradë Celsius. Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera. Depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit sjellë edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Sipas meterologëve, parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit. Autoritet vendeore bëjn thirrje për kujdes të shtuar dhe të shmangin daljet në orët e drekës, ndërsa duhet kujdes I shtuar vecanërisht nga të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 40°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.