
Shqipëria përgjatë gjithë 24-orëshit paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme ku më të dukshme do të jenë në zonat veri – veriperëndimore duke sjellë reshje të izoluara shiu e dëbore. Orët vijuese dhe deri mëngjesin pas-ardhës, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C, sipas MeteoAlb.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa veriore dhe Lindore paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të konsiderueshme dëbore.
Po ashtu, me vranësira, shira si edhe stuhi të forta ere vijojnë ishujt Britanikë, gadishulli Iberik dhe pjesërisht Europa Perëndimore. Për sa i përket, pjesës tjetër të Europës do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash.