Janari ka kthyer ditët tipike të dimrit. Temperaturat në zonat malore pritet të arrijnë deri në -9 gradë C, ndërsa në Ultësirën Perëndimore dhe kryeqytet parashikohet të zbresin në 0 apo -1 gradë C.

Sinoptikania Lajda Porja tha se shkak për këtë ndryshim drastik të motit janë masat e ftohta polare, të cilat ndryshe nga vitet e kaluara, do sjellin ulje temperaturash edhe në Shkodër, Fier e Berat.

Porja bën të ditur se do bëjë kryesisht mot me diell, nuk do mungojnë vranësirat, karakteristike do jetë era e ftohtë nga veri-lindja dhe lagështira. Ajo siguron se nuk do ketë reshje, por dëborë të imët në zonat e thella malore.

Piku temperaturave të ulta do jenë dita e enjte dhe e premte, ndërsa e diela sjell një përmirësim gati të pandjeshëm. Porja sqaron se kjo situatë do jetë të paktën deri në mesin e javës tjetër.